Katër ndeshje, kampionati më spektakolar në fushë
Pas tri takimëve të ditës së martë, sot Premier League, kampionati më spektakolar në planet, luan 4 takimet e radhës për javën e 24-ët në Angli.
Noruiç-Kristal Palasë, Totenhem-Sauthempton, Mançester Siti- Brentford do të zhvillohen në orën 20:45 ndërsa Aston Vila- Lids ka si start orën 21:00.
Ndërkaq, Çelsi i Tomas Tuhel ( i izoluar prej ditësh pas infektimit me Omicron) do të jetë i impenjuar po sot me Botërorin e Klubeve që po luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në 17:30 sipas orës së Shqipërisë Çelsi ka në program gjysmëfinalen me Al Hilal. Fituesi ndeshet në finale me brazilianët e Palmeiras.
20:45
Noruiç-Kristal Palasë
Totenhem-Sauthempton
Mançester Siti- Brentford
Aston Vila- Lids 21:00
Të luajtura:
Bërnli- Mançester Junajtid 1-1
Njukasëll- Everton 3-1
Uest Hem- Uatford 1-0 /Sportiim.al/