Hadroj në Ukrainë, udhës edhe Cara

sportiim2

Sipas Panorama Sport, Partizani shet në Ukrainë mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj. Klubi i kuq ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me skuadrën e Superligës ukrainase, Polisia Zhytomir, aktualisht në vendin e katërt.

Mësohet se Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20 % të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Hadroj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.

Mbrojtësi është kontigjent i Kombëtares, ndërsa në javët e fundit nuk është aktivizuar për Partizanin edhe për shkak të negociatave mes klubeve, që u finalizuan pikërisht sot.

Ndërkaq edhe kavajasi Tedi Cara me kontratë deri në verën e vitit 2025, mund të pasojë mbrojtësin Andi Hadroj. Klubi është gati të nxjerrë në treg 24 vjeçarin që në start të vitit të ri.

?>