Jasir Asani sërish gol vendimtar në Champions…

sportiim2

Sërish ai, sërish njeriu i momentit te Guangju në Kore të Jugut. Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënoi pak minuta më parë golin e avantazhit në raundin e 5-të të Ligës së Kampionëve të Azisë ndaj Shangai Shenua.

Goli i shkupianit erdhi në minutën e 58′ teksa pas një topi të ulur me kokë te shtylla e ‘dytë’, Asani i cili kishte 1 minutë që ishte hedhur në fushë, me pozicion qëndror goditi menjëherë për 1-0.

Goli i tij ndihmon ekipin e tij të qëndrojë në vend të dytë të klasifikimit. Së paku deri tani. Final 1-0./Sportiim.al/

?>