sportiim2

Supersfida Liverpul- Real, flet Belingam

Në vigjilje të ndeshjes në ‘Anfield’ kundër Liverpulit (raundi i 5, nesër në Champions) ishte radha e Xhud Belingham të shoqëronte Karlo Ançelotin në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me anglezët.

“Reds – raporton Marca – janë të parët në Premier League dhe Champions League, ata janë një ekip i mirë. Ata janë ngritur në nivel dhe nesër do të jetë një test i shkëlqyer për ne. Ka besim të madh në dhomat e zhveshjes dhe unë besoj në këtë grup. Nuk kam dyshim se çdo lojtar që do dalë në fushë do të jetë në gjendje të ndikojë në ndeshje.

E pashmangshme pyetja për paraqitjen e Kilian Mbape deri tani: “Ai po bën shumë mirë dhe kontributi i tij ka qenë shumë pozitiv. Jam i bindur se me kalimin e kohës ai do të luajë edhe më mirë”.

Dëmtimi i Vinicius: “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë… nëse jo më i miri. Është një humbje e madhe, por kam besim të plotë se pjesa tjetër e ekipit mund ta zëvendësojë atë. Është përgjegjësia jonë ndaj secilit prej nesh, edhe me mungesën e tij./Sportiim.al/

?>