‘Pekin 2022’, infektimet bëjnë “kërdinë”
Prag Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë shfaqin anën e errët të infektimëve me COVID-19-të.
Shumë atletë janë ndaluar që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Lojrat nga 4 deri më 20 shkurt.
Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, ndihet i shqetësuar pasi që prej 23 janarit ka raportuar mbi 200 raste me COVID-19 të pjesëmarrësve me akomodimin paraprak. Sipas autoritetëve ata janë të izoluar dhe gjendën të ndarë nga personeli organizativ, përfshirë edhe atletët nga e gjithë bota.
“Teksa më shumë njerëz hyjnë në Kinë, rastet e importuara me COVID-19 po rriten”, tha Huang Chun, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Zyrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Pandemisë.
Shqiptari i vetëm në Olimpiadë:
Deni Xhepa, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Në fjalën e tij teksa u pajis me kartën e anëtarsimit 18 vjeçari deklaronte:
“Dua të jemë aty, për një medalje, për një Top 30. Është një ambicion shumë i madh”. /Sportiim.al/