sportiim2

Bylis- Laçi beteja për një pikë

Superiore, java e 12-të

Bylis- Laçi 0-0

Bylis- Laçi pasoi sot ndeshjet e javës së 12-të me fillim në orën 14:00. Të dyja skuadrat u futën në fushë për të marrë pikët maksimale. Natyrisht qëllimi për ti ikur fundit.

Në fakt në pjesën e parë Bylis e nisi me një rast të mirë por peralta goditi keq. Më pas kurbinasit ishin më kërkues dhe krijuan dy raste flagrante për gol. Filimisht me dyshën Melo-Kofi ndërsa në të dytin sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e pati lojë fëmijësh për të hedhur në rrjetë.

Në fund të këtij fraksioni Bylis qarkulloi më shumë por askush nuk arriti të shkojë te goli. Në të dytën sërish luftë e fortë sportive..vijon

E dyta u luajt me të njëjtën mënyrë Laçi pati tre mundësi ideale me Da Lima (te shtylla e dytë nuk shtyn), Melon e vetëm para portës, ndërhyn Abazaj dhe Traore. Bylis mundësinë më të mirë e pati me Sulovarin (i vetmi ish në fushë). Goditja e tij e bukur u prit po aq mbukur nga Dajsinani. Përfundimisht 0-0 dhe skuadrat nuk ndyshojnë shumë në tabelë. Laçi kap Tiranën dhe Skënderbeun me 11 pikë.

?>