Kristiano Ronaldo ‘Çmimi Special’ i FIFA-s
Ndryshe nga të tjerët, Ronaldo u ngjit në skenë dhe mori drejtpërsëdrejti trofeun nga presidenti i FIFA-s Infantino.
Në ceremoninë virtuale të çmimëve të vitit nga FIFA, zhvilluar sot në Zyrih të Zvicrës, veç fituesëve të deklaruar pati edhe disa çmime shtesë. Njëri prej tyre i takoi 36 vjeçarit portugez Kristiano Ronaldo.
Ai theu rekordin për golat e shënuar me kombëtaren luzitane dhe me këtë motiv FIFA i dha një çmimin special për të vlerësuar këtë arritje.
Ndërkaq veç ”Çmimit Special’ individual, Ronaldo ishte edhe pjesë e ‘Formacionit të Vitit’ FIFA 2021. Në këtë format habiti jo pak skema taktike me 1-3-3-4./Sportiim.al/