Laporta: I lumtur me Flik, refuzova 250 milion për Jamal

sportiim2

Joan Laporta ka dhënë një intervistë të gjatë për Barça One pak ditë para festimeve të 125 vjetorit të klubit dhe El Clasico kundër Real Madridit:

“Barcelona është gjallë. Këtë javë kemi prezantuar posterin e 125 vjetorit, është një vepër arti. Jemi në një moment të mirë. Sot klubi po fiton para, duhej të përdornim levat për t’u marrë me angazhimet urgjente dhe për të përmirësuar fuqinë punëtore. Kemi rritje 41% dhe 22% më pak shpenzime. Tani kemi nevojë për stabilitet institucional…

Trashëgimia e Bartomeu: “Nuk më pëlqen të shoh prapa. Kur erdhëm situata ishte shumë e keqe, e vërteta është se po dështonim por u përmirësuam.

Rritëm të ardhurat, ulëm shpenzimet, ulëm faturën e pagave rreth 170 milionë euro… Ajo që kemi dhe askush tjetër nuk ka është La Masia, e cila prodhon talente të mëdha që vijnë për të luajtur në ekipin e parë qendra e projektit tonë dhe ne po e realizojmë. Ne po i kushtojmë vëmendje tregut, por së pari shikojmë shtëpinë tonë.”

Merkato?: “Patëm një ofertë prej 250 milionë për Lamine (PSG, red), por unë refuzova”.

Flik?- “Ai ka revolucionarizuar pankinën e Barçës. Një njeri i klubit, i integruar në qytet, është i sjellshëm, i afërt me njerëzit, kërkues, i disiplinuar, ai udhëheq me shembull. Jam shumë i lumtur”.

?>