Kupa e “çliruar”, Kategoria e Parë në aktin e tetë

sportiim2

Pas ndeshjeve të Kupës me një numër të lartë golash (77) aq sa ka vënë në diskutim jo vetëm seriozitetin në shumë ndeshje por dhe vetë formatin e zgjedhur (temë më vete, situata me aq gola, meriton një analizë të plotë nga FSHF), 12 skuadrat do të kthehen në fushë.

Këtë radhë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Të dielën katër takime. Të gjitha në orën 14:00 ndërsa po në këtë orar të hënën dy sfidat e tjera.

Kjo fundjavë gjen Lushnjën me Maganin të larguar por dhe Apoloninë që sot ka larguar teknikun e portierëve Josel Shtrepi.

Vora- Lushnja shihet si sfida kryesore e ditës së diel ndërsa të hënën vëmendje te dy takimet: Në impiantin e Vlorës, Flamurtari takohet me Pogradecin ndërsa në Fier, Apolonia përballet me Burrelin.

Java e 8-të, Kategori e Parë

Të dielën:

14:00

Vora- Lushnja

Valbona-Korabi

Kukësi-Kastrioti

Erzeni- Besa

Të hënën:

14:00

Flamurtari- Pogradeci

Apolonia-Burreli/ Sportiim.al/

?>