Uzuni ‘Lojtari i Vitit’ në Hungari
Beratasi i Ferencvarosh në kampionatin hungarez Myrto Uzuni i ka kapërcyer të gjitha parashikimet e një futbollisti shqiptar në arenën ndërkombëtare.
26 vjeçari ka fituar trofeun prestigjioz si ‘Lojtari i Vitit ‘në Hungari teksa pas një votimi të presidentëve dhe drejtorëve të klubëve elitare i’a ka dalë të marrë 4 vota. Më shumë se të tjerët që arriten deri te numri 3.
Në 16 ndeshje të këtij sezoni të dytë te skuadra kampione e Hungarisë, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës plot 7 herë.
I fundit ishte ai në derbi me Hondved teksa ish-sulmuesi i Laçit shënoi golin në të 92-tën duke i dhënë Ferencvaroshit tri pikë të vyera për kreun./Sportiim.al/