E kryer, Gyndogan rikthehet te Siti

sportiim2

Ilkai Gyndogan te Mançester Siti është një marrëveshje e përfunduar.

Sipas raportimëve mediatike në ishull mesfushori gjerman do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion për një vit të dytë.

Veterani kështu ‘fshin’ dy vite kontratë te Barcelona pasi klauzola shtesë u aktivizua automatikisht sepse ai luajti mbi 60% të ndeshjeve sezonin e kaluar.

Kështu mesfushori i cili deklaroi së fundi që tërhiqet nga kombëtarja gjermane, rikthehet te ekipi i Pep Guardiolës aty ku luajti për 8 sezone.

?>