Konor Gallager i bashkohet Atletiko Madrid në La Liga

Anglezi Konor Gallager i bashkohet zyrtarisht Atletiko Madrid në La Liga.
Kontrata thuhet se kap vlerën e 42 milionë eurove për Çelsin, me Zhoao Feliks që shkoi te blutë e Londrës, por për një shifër më të madhe.
Në fakt, për Gallager u interesuan edhe Totenhem Hotspur e Aston Vila në Premier League, ndërsa vetë 24 vjeçari dha dakortësinë për një marrëveshje me Atletikon e Digo Simeones.
Njoftimi:
“Atletico de Madrid dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029”.
“Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe është një futbollist i kombëtares angleze”, thuhet në njoftimin e Atletiko Madrid
Ndërkaq me këtë transferim skuadra madrilene e dërgon në 182.5 milionë euro të shpenzuara këtë verë. Reali dhe Barcelona pritet të kenë një rival potencial këtë edicion në garat kombëtare spanjolle.