Ançeloti zbardh listën, në Varshavë pritet debutimi i Mbape

sportiim2

Real Madrid gati për debutimin zyrtar të sezonit të ri. Superkupa e Europës kundër Atalantës është planifikuar për pasnesër në Varshavë (21:00) ndërsa Karlo Ançeloti ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur.

Lajmi i parë ka të bëjë me Kilian Mbape, ylli francez është përfshirë në listën për ndeshjen ndaj skuadrës bergamaske duke i dhënë mundësi debutimi me Los Blancos.Një tjetër i afruar me bujë te mbretërorët figuron Endrik.

Lajme të mita te lista paraprake lidhet dhe me të kthyerit e ndryshëm në mbrojtje: David Alaba, Fran Garcia dhe Jakobo.

Më poshtë lista e plotë, e bërë e ditur nga Real Madrid përmes llogarive të tyre sociale.

Portierë: Kurtua, Lunin, Fran.

Mbrojtës: Karvajal, Militao, Alaba, Lukas Vaskez, Vajejo, Fran García, Rudiger, F. Mendi, Jakobo.

Mesfushorë: Belingham, Kamavinga, Valverde, Modriç, Tçouameni, Arda Gyler, Sebajos.

Sulmues: Vinicius., Mbape, Rodrigo, Endrik,Brahim Diaz./Sportiim.al/

?>