Rojal i Milanit, Lautaro zgjat me Inter, De Gea: I lumtur te Fiore

Inter i zgjat kontratën Lautaro Martinez teksa argjentinasi ka firmosur deri në vitin 2029 me zikaltrit. Futbollisti do të përfitojë 9 milionë euro neto në sezon
Ndërkohë lajme të mira edhe te shtëpia e kushurinjëve të tyre. Milan pas Moratës dhe Pavloviç, zyrtarizoi sot blerjen e radhës. Braziliani Emerson Rojal firmosi pasdite kontratën që e lidh atë me ekipin e Fonsekës deri më 30 qershor 2028.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Për mua të vesh këtë fanellë është krenari, shpresoj të sjell një mentalitet fitues, do të jap gjithmonë 100% dhe shpresoj të lë gjurmë në historinë e këtij klubi.” Fjalët e para të David de Gea, ish portier i Mançester Junajtid prej 12 vitesh dhe tani për Fiorentinën ku mbërriti me parametra zero.