Alvarez në Madrid, Simeone afron një kampion…
Atletiko Madrid zyrtarizon dhe prezanton yllin e Argjentinës Julian Alvarez. Klubi madrilen ka nënshkruar një marrëveshje prej së cilës 75 milion euro shkojnë te Siti, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të jenë në formë bonusesh. Lojtari ka firmosur deri në vitin 2030 me skuadrën e Simeones.
Kështu kampioni i botës la Mançester Sitin pas dy vjet e gjysmë të suksesshme, duke fituar gjashtë trofe e shënuar 36 gola në 103 paraqitje.
Me një postim të publikuar në rrjetet sociale sulmuesi përshendet klubin anglez: “Sot i dhashë lamtumirën këtij klubi të mrekullueshëm me shumë emocione. Kanë qenë dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj periudhe Jam rritur dhe kam mësuar shumë si lojtar dhe si person”.
