“I lumtur që jam pjesë e familjes bardheblu”

Numri 10 i Tiranës, shkodrani Edon Hasani, golashënuesi më i mire i bardhebluve me 12 gola,  në intervistën e tij për Supersport pas suksesit ndaj Flamurtarit, u shpreh:

Sezoni i parë? “Ne kemi bërë vetëm detyrën, pasi jemi Tirana. Kështu siç erdhi puna ne jemi të kënaqur. Do tentojmë kupën dhe daljen në Europë.

Këpuca e Artë? “Unë me timen e kam fituar këtë trofe, pasi jam “torturuar” për të bërë këto gola. Kam shansin të marrë hakun ndaj Rexhinaldos në finalen e Kupës. E uroj atë për këtë trofe.

E ardhmja? “Unë kam dhe një vit tjetër te Tirana, jam i lumtur që jam pjesë e familjes bardheblu. Falenderoj dhe Refik Halinin që hapi derën”.

Finalja me Kukësin? “Do japim maksimumin dhe koha nuk na lejon të rikuperohemi plotësisht. Receta është grinta dhe besimi që luajtëm në Laç. Kemi avantazh që luhet në fushë asnjanëse, por Kukësi ka më shumë cilësi, duhet të jemi me këmbë në tokë”.

Tifozët? “Unë kam tentuar me dy festime golash, për një shenjë pajtimi, por dhe ata kanë një farë të drejte, se ne jemi Tirana dhe nuk jemi aty ku na takon. Ata na kanë mbështetur dhe në transferta dhe i bëjmë thirrje të jenë aty në finale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!