“Dua ta shoh veten edhe një vit te Teuta”…

Teuta e Bledi Shkëmbit e siguroi zyrtarisht Europën. Në intervistën për Supersport, trajneri i ri korçar ka falenderuar futbollistët dhe nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar punën te Teuta edhe pse kontrata i ka përfunduar.

Arritja e objektivit? “E vërtetë, kemi që në korrik që punojmë. Falenderoj futbollistët, merita është e tyre për objektivin. Edhe klubin, për mbështetjen që na ka dhënë, në momente delikate, që ka qenë shumë e rëndësishme”.

E ardhmja? “Kontrata mbaron, por dëshira është për të qëndruar. Në çdo vendim që duhet të marr, nëse largohem, do iki me mirëkuptimin e presidencës. Nuk e harroj momentin kur presidentët më dhanë mundësinë për të qenë trajner për herë të parë. Me arritjen e objektivit, e kryem në mënyrën e duhur. Në dëshirën time është që nuk dua të vazhdoj vetëm për Europën. Dua të vazhdoj më tej për gjatë gjithë vitit, edhe për sezonin tjetër. Dua ta shoh veten edhe një vit te Teuta. Duke parë objektivin, shortin që do na bie, por unë kam dëshirë që të rri më gjatë se vetëm Europa”.

Teuta e re? “Patjetër, e kam të qartë. Kemi menduar se, nëse do kemi mundësi për ato përforcime, baza do të jetë kjo. Por, duhen nja dy ditë të rikueprojmë këtë stresin e gjithë vitit. Ato piketat i kemi hedhur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!