Konte zyrtarisht te ‘Spurs’
Antonio Konte është zyrtarisht trajneri i ri i Totenhemit në Premier League. Tekniku nga Bari i Italisë arriti të firmosë një kontratë 18-mujore deri në qershor 2023.
Këto janë fjalët e para të trajnerit italian: “Jam i lumtur që i rikthehem trajnerit dhe e bëj këtë në një klub që ka ambicie. Të jem protagonist i ri. Mezi pres të filloj punën për të përcjellë tek ekipi dhe tifozët pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë”.
Në deklaratën zyrtare për shtyp edhe fjalët e CEO Paratiçi: “Jemi të kënaqur të mirëpresim Antonion në klub. Kurrikula e tij flet vetë, me përvojë të gjerë dhe trofe të fituar si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i njoh nga afër cilësitë e Antonios. Kam punuar me të te Juventus dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar të lojtarëve.”