Besoi deri në fund, Juve në finale të Kupës së Italisë

sportiim2

Gjysmëfinale e Kupës së Italisë, Lacio- Juventus 2-1(0-2) (Kastejanos 12′,49’/ Milik 83′)

Juve bën ‘zonjën’ në fundin e takimit të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Me avantazhin e dy golave në të vajtjes bardhezinjtë e panë vetën poshtë dy golave lacialë këtë mbrëmje në ‘Olimpico’ por në fund teksa të gjithë mendonin shtesën, Milik i heq “litarin” nga fyti dhe shënon golin e …finales.

Kështu Juventus do të presë emrin e rivalit të finales së madhe e cila do të dalë nga dueli Atalanta- Fiorentina. Kjo sfidë zhvillohet nesër në 21:00 dhe nis nga shifrat 0-1 për Fiorentinën.

/Sportiim.al/

?>