Vukiçeviç pret fitoren, Harmon i bashkohet Laçit

Laçi do të presë nesër me start nga ora 13:45 në tapetin e ripërtërirë të stadiumit “Laçi”, Egnatian e Rrogozhinës.

Bardhezinjtë presin fitoren e parë sezonale në kampionat dhe këtë fakt e ka pohuar vetë trajneri malazez Dejan Vukiçeviç fill pas ndeshjes së Kupës ndaj Butrintit të mërkurën.

Ndër të tjera trajneri tha:

Ktheheni në shtëpi në kampionat, vjen Egnatia

Sigurisht që presim të marrim fitoren në Laç edhe pse e dimë që nuk është e thjeshtë. Nuk mund të gabojmë këtë radhë në një ndeshje kampionati.”

Dy muaj me skuadrën, Vukiçeviç është i bindur se mund të bëjë me Laçin një kampionat të mirë?

E thashë dhe më lart. U bë një kohë e gjatë dhe tani duhet bërë diçka pozitive me ekipin. Të kuptohemi më mirë me njëri tjetrin. Të jemi më të bindur në fushë për të luajtur me ambicje të lartë madje me më shumë agrisivitet shoqëruar me zotrimin e topit.

Me presing të lartë kur humbim topin. Është dashur punë intensive por dhe kohë për të ardhur deri këtu dhe për këtë jam i lumtur. Për ndeshjet që kemi humbur nëse analizohet çdo detaj, kuptohet se Laçi ka dominuar por jemi penalizuar nga gabime individuale.”

Ndërkaq, te kampi kurbinas i gjithë kontigjenti në dispozicion.Rikthimi i Van Dejv Harmon pas ndeshjeve me Liberinë në kualifikueset ‘Katar 2022’, pritet të japë një bonus skuadrës bardhezi e cila pas 4 takimëve ka mbledhur vetëm dy pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!