Merr fund pritja, skuadrat kthehen në shtëpi

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Problemi i madh i skuadrave të Abissnet Superiore, vështirësisë për të gjetur një impiant futbolli për takimet zyrtare duket se merr fund. Përveç Teutës e Kukësit të cilat duhet të presin dhe pak javë, Vllaznia, Laçi dhe Partizani, zgjidhin faktorin fushë vendase.

Marrë të mirqenë faktin që Kastrioti ndihet zot shtëpie në Kamëz dhe Dinamo e Tirana sikundër Partizani mund të luajnë në ‘Air Albania Stadium’, situata me terrenet përmirësohet ndjeshëm. Pa llogaritur këtu stadiumin Skënderbeu e atë të Rrogozhinës të cilët janë efiçentë.

Situata:

Tiranë:

Partizani ka intensifikuar punët te impianti në ndërtim por derisa shtëpia e re e të kuqëve të jetë gati, skuadra me numrin më të madh të tifozëve në vend do të luajë si pritës në ‘Air Albania Stadium’.

Durrës:

Teuta do të duhet të presë dhe pak për t’u rikthyer në ‘Niko Dovana’.
Fusha e stadiumit e ekipit kampion po bëhet nga e para. Vendimi për heqjen e tapetit ekzistues dhe jo rimbjellen e tij, erdhi në ditët e para të muajit tetor.

Shkodër:

Klubi i Vllaznisë ka gati rikthimin në terrenin e ‘Loro Boriçi’-t. Fusha e ribërë është gati dhe pas korrjes së barit në fillim të javës, pritet të ripritet sërish në parametrat e parashikuar për të qënë në optimale të hënën në duelin Vllaznia- Dinamo.

Laç:

Tashmë kthyer në traditë. Klubi bardhezi e ka rimbjellë fushën që në 17 shtator dhe pasi ka mbushur ‘ditët’, impianti do të jetë gati për Laçi- Egnatia të shtunën.

Kukës:

Rikonstruksioni i plotë i ‘Zeqir Ymeri’-t duket se po shkon drejt fundit. Edhe pse klubi verilindor pati njoftuar se pikërisht sot më 15 tetor 2021 stadiumi do të ishte gati, ky afat është shtyrë. Megjithatë shpejt Kukësi do të rikthehet në fole. Në një impiant totalisht me parametra bashkëkohorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!