Siti një pikë, Real fiton derbin, Espanjol rrezikon zbritjen

sportiim2

Premier League në aktin e saj të parafundit dhe La Liga me xhiron e saj të 36-të zhvilluan sot gjashtë përballje.

Në Angli gjithë vëmendjen e mori Brajton – Mançester Siti. “Qytetarët”, të shpallur tashmë kampionë, e mbyllën në barazim 1-1 ndaj Brajton që me 1 pikë siguron biletën e Europa League.

Sakaq, Real Madrid u kthye te fitorja në shtëpi përballë Rajo Vajekanos me golin e Rodrigos në frymën e fundit. Madrilenëve po ju përgjigjet Atletiko Madrid që udhëheq 0-3 ndaj Espanjolit të Kejdi Bares i cili duket ta ketë të vështirë mbijetesën.

Barazim 1-1 në Elçe – Sevilja dhe ende pa gola Real Betis – Getafe ku luhet për Champions League dhe qëndrimin në kategori.

Rezulatet:

Premier League: Brajton – Mançester Siti 1-1

La Liga: Elçe – Sevilja 1-1 Real Madrid – Rajo Vajekano 2-1 Vijareal – Kadiz 2-0 Espanjol – Atletiko Madrid 0-3 (në kohë reale) Real Betis – Getafe 0-0 (në kohë reale)/Sara Gjidiaj/

?>