Luzi inaguron me tri pikë, bie Dinamo

sportiim2

Kategoria e Parë, Java 16: Luzi 2008 – Korabi 1-0 Burreli – Dinamo 1-0 Skënderbeu – Oriku 4-1 Apolonia – Besa 0-0

Kategoria e Parë ka mbyllur sot javën e saj të 16-të. Surprizoi Burreli ndaj Dinamos duke fituar 1-0. Shënoi Ferruku në pjesën e dytë golin e vetëm të sfidës me vlerën e 3 pikëve.

Ndërkohe fitore bindëse morën korçarët ndaj Orikut në shifrat 4-1. Tashmë Skënderbeu i afrohet Dinamos me 1 pikë duke e bërë më interesante garën për kreun.

Në sfidat e tjera, Apolonia u ndal në barazim 0-0 nga Besa ndërsa Luzi 2008 mposhti minimalisht Korabin në shifrat 1-0.

?>