Tirana e Vllaznia në transfertë, në Luz ka…festë

Luzi 2008 rikthehet të luajë në impiantin e rikonstruktuar, inagurimi e gjën përballë Korabit.
E diela e 19 shkurtit për futbollin shqiptar, në të dy nivelet, ofron gjashtë takime mjaft interesante. Kastrioti-Tirana dhe Egnatia- Vllaznia dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 22-të Abissnet Superiore të cilat do të zhvillohen në orën 13:00.
Në Kategori të Parë përballjet janë Burreli- Dinamo, Skënderbeu- Oriku, Apolonia- Besa dhe Luzi-2008-Korabi.
Superiore: java e 22:
13:00
Kastrioti- Tirana (në Kamëz)
Egnatia- Vllaznia
Kategori e Parë, java e 16-të
13:00
Burreli- Dinamo
Skënderbeu- Oriku
Apolonia- Besa
Luzi-2008-Korabi 12:30/Sportiim.al/