Kupa në dy ditë, Dinamo

sportiim2

Kupa në dy ditë, Dinamo-Kastrioti dueli në ‘Selman Stërmasi’

Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë rikthehet të luajë nesër dhe pasnesër me ndeshjet e para të vlefshme për turin e 1/8-ave. Në këtë pikë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në venddo të përballën ekipe të Superiores por dhe ata të nivelit të Kategorisë së Parë.

Tomori- Laçi, Lushnja-Tirana, Korabi-Partizani, Bylis-Vllaznia dhe Dinamo-Kastrioti (Selman Stërmasi) do të përballen fillimist më duelet që startojnë të gjitha në orën 13:00 të martën, ndërsa të mërkurën do të luhen sfidat Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00.

Ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

Ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 26 prill dhe 10 maj, kurse finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion do të luhet më datën 1 qershor.

Të martën (nesër)

13:00

Bylis-Vllaznia Dinamo-Kastrioti Korabi-Partizani Lushnja-Tirana Tomori-Laçi

Të mërkurën:

13:00Apolonia-Kukësi Skënderbeu-Egnatia Erzeni-Teuta (16:00)/Sportiim.al/

?>