Inter fiton në ‘scadere’, bie Liverpul, Real qëndron mbi “re”

sportiim2

Kampionatet elitare në Europë dhuruan spektakël, surpriza dhe emocione.

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Surpriza e parë erdhi nga Anglia ku Liverpul u mund minimalisht nga Notinghem Forest duke bërë një tjetër hap fals, ndërsa Siti nuk gaboi përballë Brajton.

Sfida më interesante e Premier League, Çelsi – Mançester Junajtid, u mbyll në një barazim dramatik. Ishte Broja që sapo hyri në fushën e lojës fitoi një 11-metërsh dhe më pas Zhorzhinjo e ktheu në gol, por në minutën e 94′-të Kasemiro riktheu në fuqi barazimin. Vlerësimi për sulmuesin shqiptar 6.5.

Në La Liga, Kadiz pësoi një humbje të thellë në shifrat 5-1 përballë Rajo Vajekanos së Ivan Balliut i cili shkaktoi autogolin për të vetmin gol për miqtë. Përveç golave të shumtë, të tillë ishin edhe kartonat e kuq. Plot 3 të tillë u akorduan në këtë sfidë, 1 për Vajekanon dhe 2 të tjerë për Kadiz.

Ndërkohë, Real Madrid para se të mundë Seviljën 3-1 u zhvillua një miniceremoni në Bernabeu teksa portieri më i mirë Kurtua dhe Topi i Artë Benzema prezantuan trofetë e fituar para publikut të bardhë.

Për të kaluar në Serie A aty ku Milan nuk lejon surprizat përballë Monzës. Kuqezinjtë e Piolit triumfuan 4-1, teksa pak orë më vonë Inter fitoi ndaj Fiorentinës në Firence 3-4.

Premier League: Notingham – Liverpul 1-0 Everton – Kristal Palasë 3-0 Mançester Siti – Brajton 3-1 Çelsi – Mançester Junajtid 1-1

La Liga: Rajo Vajekano – Kadiz 5-1 Real Vajadolid – Real Sociedad 1-0 Valencia – Majorka 1-2 Real Madrid – Sevilja 3-1

Serie A: Salernitana – Specia 1-0 Milan – Monza 4-1 Fiorentina – Inter 3-4

Bundesliga: Augsburg – Lajpcig 3-3 Bajer Leverkusen – Volfsburg 2-2 Borusia Dortmund – Shtutgart 5-0 Frajburg – Verder Bremen 2-0 Hofenhaim – Bajern Mynih 0-2 Borusia Gladbah – Eintraht Frankfurt 1-3

Ligue 1: Montpelje – Lion 1-2 Marsejë – Lens 0-1

?>