Radhën e ka derbi, te Partizani rrezikojnë 4 futbollistë

Radhën e ka derbi numër 162. Partizani – Tirana programuar për tu luajtur në ‘Air Albania Stadium’ të enjten në orën 19:00. Në këtë duel përpos objekivave të ndeshjes rrezikojnë katër lojtarë të Partizanit.

Titullarët e kuq, Belica, Çinari, Stenio Zhunior dhe Hakaj kanë nga tre kartona të verdhë, ndërsa një tjetër i verdhë në derbi do bënte që të mungonin në transfertën e rëndësishme me Teutën.

Edhe pse Laçi kërcënon seriozisht dy skuadrat lart, Partizani – Teuta e javës së 34-ët, me gjasë do vendosë shumë par fatet e këtyre dy skuadrave. Teuta qëndron në krye me një pikë më shumë se Partizani i cili u ndal në barazim nga Skënderbeu. Jave 33-të luhet e gjitha të enjten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!