Totenhem një pikë nga kreu, Juve fiton derbin e Torinos

sportiim2

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Premier League në xhiron e saj të 10-të vijoi sot me të tjera sfida. Nisi me barazimin mes Leiçesterit dhe Kristal Palasë, për të vazhduar me një tjetër barazim 2-2 mes Fulham dhe Burnemuth.

Sakaq, Uolves dhe Totenhem mundën të siguronin 3 pikë në ndeshjet e sotme. Totenhem ngjitet në vend të tretë pas kësaj fitoreje ndërsa Uolves i largohet zonës së kuqe.

Gara vazhdon edhe në Serie A ku derbi i Torinos u fitua nga bardhezinjtë e Juventusit me golin e Vlahoviç 15 minuta nga fundi. Fitore mori edhe Empoli ndaj Monzës, teksa ndeshja mes Atalantës dhe Sasuolos u ndal te 2-1

Dy barazime në La Liga në sfidat Xhirona – Kadiz dhe Valencia – Elçe, ndërsa Sevilja fitoi minimalisht ndaj Majorkës. Ndeshja e mbrëmjes mes Atletik Bilbao dhe Atletiko Madrid p;rfundoi 0-1.

Rezultatet:

Premier League: Leiçester – Kristal Palasë 0-0 Fullham – Burnemuth 2-2 Uolves – Notingham 1-0 Totenhem – Everton 2-0

La Liga: Xhirona – Kadiz 1-1 Valencia – Elçe 2-2 Majorka – Sevilja 0-1 Atletik Bilbao – Atletiko Madrid 0-1

Serie A: Empoli – Monza 1-0 Torino – Juventus 0-1 Atalanta – Sasuolo 2-1

Bundesliga: Eintraht Frankfurt – Bajer Leverkusen 5-1 Shtutgart – Bohum 4-1 Verder Bremen – Mainz 0-2 Volfsburg – Borusia Gladbah 2-2 Lajpcig – Herta Berlin 3-2

Ligue 1: Lorient – Reims 0-0 Lens – Montpelje 1-0

?>