Shehi: Ndaj Bylisit? Ndeshje radhe

Ditën e nesërme për llogari të javës së 8-të Abissnet Superiore do të zbresë në fushë Tirana e cila do të përballet me Bylisin në “Adush Muça” prej orës 15:00.

Bardheblutë do të kërkojnë të ndryshojnë diçka pas barazimit me Laçin por dhe pas atij barazimi në Kupë me Veleçikun.

Tekniku Orges Shehi ka folur para sfidës së nesërme

Ndeshja ndaj Bylisit – E shohim si përballje e radhës dhe si një kundërshtar që ka bërë mirë këto javë, jo më kot nuk është një pikë me ne.

Dëmtimet – Gjendja e grupit është e mirë. Na rikthehet Bruno Lulaj pas pezullimit me kartonin e kuq. Na vazhdon të mungojë Najdovski për shkak dëmtimi dhe shpresoj që ta kemi sa më shpejt, ndërsa pjesa tjetër është e plotë për sfidën e nesërme.

Ndeshja ndaj Veleçikut në Kupë – Duke pasur parasysh ndeshjen e parë të Kupës duke parë komoditetin e rezultatit, vendosëm të aktivizonim lojtarët që kishin më pak minuta dhe 2-3 elementë nga ekipi i të rinjve. E rëndësishme ishte kualifikimi, shumicën e lojtarëve i lashë pushim për arsye të vëmendjes së ndeshjes ndaj Bylisit.

Barazimi me Laçin – Me Laçin e kishim parashikuar si një ndeshje të fortë. Disa situata mund edhe t’i zgjidhnim edhe më mirë sepse mund të merrnim edhe më shumë pikë nga ajo përballje. Me Laçin vinim pas një ndeshje derbi të fituar, entuziazmi ishte shumë i madh gjë që na bëri të humbisnim përqendrimin. Tani të shohim përpara që të korrigjojmë gabimet.

Golat e shënuar – Jemi të kënaqur me sasinë e golave të shënuar. Jemi më mirë se sezoni i kaluar për gola për momentin. Në futboll kështu është nuk shënojnë të gjithë, shpresoj që edhe lojtarët e tjerë të jenë vendimtarë po aq sa Xhixha.

Largimi i Hoxhallarit dhe mbrojtja – Nga skuadra e vjetshme na janë larguar disa lojtarë si kapiteni Hoxhallari, dhe largimi i tij na ka lënë një boshllëk, si nga organizimi, por edhe nga faza e mbrojtjes sepse nuk ishte vetëm lojtar, ishte dhe kapiten skuadre.

Në atë pozicion kanë luajtur dy lojtarë të tjerë për shkak të dëmtimit të Najdovskit, ata janë ndëshkuar me karton të kuq duke pasur fatin e tyre të keq. Shpresoj që të konsolidohemi, kemi qenë mirë përveç ndeshjes ndaj Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!