Ballkani thyhet në fund, kalojnë Fiore, Uest Hem e Vijareal

sportiim2

Conference League luajti mbrëmjen e sotme xhiron e katërt në grupe.

Turqit e Sivaspor morën “hak” ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri” duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Ilir Dajës në shifrat 1-2.

Kosovarët ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e kapitenit Thaqi duke zhvilluar një 45- minutësh të mirë, ndërsa në aktin e dytë të sfidës shfaqën lodhje.

Turqit përmbysën rezultatin brenda 10 minutave duke i mohuar fitoren kampionëve të Kosovës, të cilët kanë ende shpresë për 2 vendet e para.

Sakaq, në ndeshjet e tjera Fiorentina fitoi thellë ndaj Hearts. 3 pikë gjithashtu morën Uest Hem dhe Vijareal.

Grupi A: Fiorentina – Hearts 5-1 Istanbul Bashaksehir – Riga FS 3-0

Grupi B: FCSB – Silkeborg 0-5 Uest Hem – Anderleht 2-1

Grupi C: Austria Vienë – Vijareal 0-1 Hapoel Ber Sheva – Leh Poznan 1-1

Grupi D: Partizan Beograd – Këln 2-0 Nicë – Slovacko 1-2

Grupi E: Apolon Limasol – AZ Alkmar 1-0 Vaduz – Dnipro 1-2

Grupi F: Djurgarden – Gent 4-2 Shamrok Rovers – Molde 0-2

Grupi G Kluzh – Sllavia Pragë 2-0 Ballkani – Sivaspor 1-2

Grupi H: Slovan Bratislavë – Bazel 3-3 Zhalgiris Vilna – Punik 2-1/Sara Gjidiaj/

?>