Kukësi gjen fitoren e parë, nuk ka gol në Rrogozhinë

sportiim2

Abissnet Superiore, Java 6: Laçi – Kukësi 0-1 (Barbosa 19′) Egnatia – Kastrioti 0-0

Nga:Sara Gjidiaj

Foto:Ferdinand Hazisllari

Kukësi ka gjetur fitoren e parë të sezonit në fushën e Laçit. Me rezultatin minimal 0-1 të vendosur nga goli i Barbosës në minutën e 19′-të, verilindorët mposhtën skuadrën kurbinase e cila merr humbjen e pestë në radhë me po të njëjtat shifra.

Sakaq, në Rrogozhinë sfida mes Egnatias dhe Kastrioti u mbyll pa fitues me skuadrën krutane që u duk më luftarake por që përballë portierit Sherri nuk arriti të shënonte.

U luajt edhe në Kategorinë e Parë. Skënderbeu mori fitore përballë Luzi 2008 ashtu si dhe Apolonia që triumfoi bindshëm ndaj Lushnjes.

Edhe Korabi ia doli të mposhte Turbinën, teksa Besëlidhja u mund në shtëpi nga Tërbuni. Sfida e luajtur më herët mes Flamurtarit dhe Besës përfundoi 2-0 në favor të vlonjatëve.

Kategoria e Parë, rezultatet:

Flamurtari – Besa 2-0 Luzi – Skënderbeu 1-2 Apolonia – Lushnja 3-0 Korabi – Turbina 2-1 Besëlidhja – Tërbuni 2-3

?>