Porositë për “familjen”…
Finalja e mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit, konsiderohet ndër betejat e mëdha të edicionit. Tri javë nga fundi, skuadrat që pritet të përballen në “Selman Stërmasi” këtë fundjavë, i kanë idetë e qarta. Secili për llogari të vet.
Shpëtimi i sezonit për bardheblutë, doemos që kalon në masë të madhe nga kjo sfidë, ndërkohë që krutanët, pas asaj ecurie brilante që kur Devolli mori timonin e “kastriotëve”, e di mirë se rivali që duhet parakaluar në këtë pikë të garës, është përballë.
Vendasit, për të patur një gjykim korrekt, kanë kërkuar që në fillimjavë në sektorin e garave, se enkas për këtë takim, duhen gjyqtarë të huaj. Miqtë, në anen tjetër, kanë deklaruar prej ditësh heshtjen për shtyp, duke punuar në qetësi absolute.
Por shkak i këtij materiali, bëhët një postim në rrjetet sociale i Bedri Alimehmeti, gazetarit të njohur sportiv. Alimehmeti në ambientet e ngushta, njihet edhe një mbështetës i heshëm i Tiranës dhe për të inkurajuar skuadrën e “familjes”, ka bërë një rezyme të asaj që sipas tij, duhet patur kujdes.