Kapitenin Shameti, s’e mban më gjuri…

Mbrojtësi Ylli Shameti, që prej 6 sezonesh luan në radhët e skuadrës së Kukësit, me shumë gjasa e ka mbyllur parakohe këtë sezon. Shkas është një dëmtim i kahhershëm i tij në gju, që e penguar dhe shqetësuar vazhdimisht futbollistin.

Shameti, që mban edhe shiritin e skuadrës kuksiane, provoi të rikthehej në fushë pas një mungese relativisht të gjatë. Madje, në takimin ndaj skuadrës së vendlindjes së tij, Luftëtarit, Ylli provoi të luante për 26 minuta, duke zëvendësuar Ethemin në atë humbje 3-2 që pësoi Kukësi në Gjirokastër.

Por ky “test” tregoi se gjuri nuk e mban më mbrojtësin Shameti. Rekuperimi i dëmtimit nuk ka qenë i plotë dhe futbollisti tani duhet të ndjekë këshillat e stafit mjekësor. Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur, sezoni duhet konsideruar i përfunduar për gjirokastritin Ylli Shameti.

Mungesa e kapitenit dhe mbrojtësit Shameti krijon probleme edhe për trajnerin Gjoka, i cili duhet të mendojë për plotësimin e këtij boshllëku, jo vetëm për ndeshjet e mbetura, por edhe për finalen e Kupës së 67-të të Shqipërisë, ku kuksianët do të përballen me Tiranën, më 2 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!