Nations League/ Italia nuk gabon, Angli

sportiim2

Nations League/ Italia nuk gabon, Angli-Gjermani dhuron “show” Pas Holandës e Kroacisë edhe skuadra e Mançinit në ‘Final Four’. Pritet e katërta mes Spanjës dhe Portugalisë (nesër) me luzitanët që iu mjafton barazimi.

I bënte punë vetëm fitorja dhe atë mori. Italia mposhti Hungarinë kryesuese në ‘Puskas Arena’ duke e rrëzuar nga froni i Grupit 3 të Ligës A dhe duke siguruar biletën për në katërshen finale.

Me golat e Raspadorit dhe Dimarkos, kampionët e Europës i bashkohen Kroacisë dhe Holandës teksa ka ende dhe një vend bosh për Portugalinë apo Spanjën.

Po në këtë grup u luajt një tjetër supersfidë karakteri edhe pse pa rëndësi për llogaritë e renditjes. Gjermania dhe Anglia dhuruan spektakël në “Wembley” me shumë gola por pa fitues. Gjithçka u mbyll në barazim 3-3.

Në Ligën B, Grupi 3 konfirmoi gjithashtu renditjen përfundimtare me Bosnje & Hercegovinën që ngjitet në Ligën A dhe me Rumaninë që bie një shkallë më poshtë.

Maqedonia e Veriut e mbylli me humbje përballë Bullgarisë këtë Nations League por pa rrezikuar rënien. Nga grupi i maqedonasve u rrëzua Gjibraltari ndërsa Gjeorgjia kalon një ligë më lart.

Rezultatet:

Liga A, Grupi 3: Angli – Gjermani 3-3 Hungari – Itali 0-2

Liga B, Grupi 3: Mali i Zi – Finlandë 0-2 Rumani – Bosnje & Hercegovinë 4-1

Liga C, Grupi 4: Gjibraltar – Gjeorgji 1-2 Maqedoni e Veriut – Bullgari 0-1

Liga D, Grupi 2: San Marino – Estoni 0-4/Sara Gjidiaj/

?>