Nations League/ Italia nuk gabon, Angli-Gjermani dhuron “show”

- Pas Holandës e Kroacisë edhe skuadra e Mançinit në ‘Final Four’. Pritet e katërta mes Spanjës dhe Portugalisë (nesër) me luzitanët që iu mjafton barazimi.
I bënte punë vetëm fitorja dhe atë mori. Italia mposhti Hungarinë kryesuese në ‘Puskas Arena’ duke e rrëzuar nga froni i Grupit 3 të Ligës A dhe duke siguruar biletën për në katërshen finale.
Me golat e Raspadorit dhe Dimarkos, kampionët e Europës i bashkohen Kroacisë dhe Holandës teksa ka ende dhe një vend bosh për Portugalinë apo Spanjën.
Po në këtë grup u luajt një tjetër supersfidë karakteri edhe pse pa rëndësi për llogaritë e renditjes. Gjermania dhe Anglia dhuruan spektakël në “Wembley” me shumë gola por pa fitues. Gjithçka u mbyll në barazim 3-3.
Në Ligën B, Grupi 3 konfirmoi gjithashtu renditjen përfundimtare me Bosnje & Hercegovinën që ngjitet në Ligën A dhe me Rumaninë që bie një shkallë më poshtë.
Maqedonia e Veriut e mbylli me humbje përballë Bullgarisë këtë Nations League por pa rrezikuar rënien. Nga grupi i maqedonasve u rrëzua Gjibraltari ndërsa Gjeorgjia kalon një ligë më lart.
Rezultatet:
Liga A, Grupi 3:
Angli – Gjermani 3-3
Hungari – Itali 0-2
Liga B, Grupi 3:
Mali i Zi – Finlandë 0-2
Rumani – Bosnje & Hercegovinë 4-1
Liga C, Grupi 4:
Gjibraltar – Gjeorgji 1-2
Maqedoni e Veriut – Bullgari 0-1
Liga D, Grupi 2:
San Marino – Estoni 0-4/Sara Gjidiaj/