Fiton Partizani, Kukësi prish parashikimet
Dobi nuk sjell “dobi”, Kukësi humb sërish dhe pas goditjes së carës nga tribuna, rrezikon sankcione.
Abissnet Superiore, Java 5:
Kukësi – Partizani 1-2 (Daçi 48’/ Cara 16′, Bitri 75′)
Kukësi mundet sërish edhe pse me timonierin e ri Enkeleid Dobi. Verilindorët u mposhtën në shtëpi nga skuadra e Partizanit në shifrat 1-2. Nuk munguan skenat e dhunës gjatë sfidës së sotme që në Kukës janë të përsëritura.
Goli i parë u shënua nga Tedi Cara në minutën e 16′-të duke ngritur peshë ato pak tifozë të Partizanit por duke shkaktuar jo pak zhgënjim tek ata të Kukësit, të cilët goditën me shishe në drejtim të lojtarit. Cara u transportua me ambulancë drejt spitalit duke lënë sfidën në mes.
Me startin e së dytës Kukësi barazoi shifrat me golin e Klejdi Daçit, por “Demat” ia dolën të rikthenin avantazhin me realizimin e Eneo Bitrit.
Situata te Kukësi vijon të mbetet e njëjtë edhe pse në ekip janë ndërruar disa pjesëtarë të stafit, ndërsa Partizani kthehet te fitorja dhe te kryesimi i klasifikimit.
Ndërkohë takimi i vetëm i javës së tretë në Kategori të Parë mes Besës dhe Apolonisë, luajtur në Peqin përfundoi 1-1/Sara Gjidiaj/
