Ranieri, largohet nga Fulham
Klaudio Raneri, tekniku italian që ka zgjedhur së fundi, të trajnojë më së shumti në Premier Ligë, u bë famoz dy sezone më parë.
Në krye të Liçester, romaku bëri historinë duke i shpallur “dhelprat” në mënyrë surprizë kampionë të Anglië.
Por angazhimi që nga nëntori i kaluar me Fulham, skuadër në vështirësi e elites angleze, ka bërë që italiani të mos ia dalë. Humbja e fundit me Sauthempton, mësohet se i ka kushtuar pankinën Ranierit, i cili nga dje, nuk do të drejtojë ekipin që renditet në vendin e parafundit të Premier ligës.
Shahid Kan, presidenti i Fulham, nuk ka pritur gjatë, ndërsa mënjeherë ka emëruar në krye të skuadrës Skot Parker.
“Me Klaudion u ndamë si miq. Ai është njeri me zëmer të madhe. E mori skuadrën në momente të vështira. Falë punës me sforco me grupin, arritëm disa rezultate por situata e fundit, na bën të ndërpresim punën e nisur. Ranieri do të kthehet sërish te sukseset e tij,”- ishin fjalët e kreut të klubit.
Dhjetë javë nga fundi, Fulham gjendët dhjetë pikë nga zona e sigurisë, por qëndrimi i tyre në Premir Ligë për këtë edicion, duket thuajse i pamundur.