Shkurt, lajme sportive

sportiim2

–Klubi i Shkupit ka raportuar se gjatë udhëtimit në Irlandë për ndeshjen e sotme me Shamrok Rovers, autoritetet vendase e kanë detyruar avionin me futbollistët miq të ulën rreth 300 km larg. UEFA ende nuk ka folur.

–Shkëndija Tetovë në 19:00 ndaj AIK Stokholm në Solna për CL. Tetovarët do kenë mbështetjen e ‘Ballistëve’

– Pas polemikave të ditëve të fundit, Ronaldo ishte i pranishëm në rifillimin e stërvitjeve për Mançester Junited. Për tu parë nëse portugezi do të jetë pjesë e skuadrës të dielën në kampiont.

–Drejtori i Bajern Mynihut, Salihamixhiç në ‘Süddeutsche Zeitung’ ka folur për merkaton bavareze: “Sulmues? Liverpul dhe Siti kanë fituar prej vitesh pa një numër 9. Kejn? Për momentin janë thjesht thashetheme”

–Neto është gati të kalojë në Premier League: ish-Juve është afër Bournemouth.

–Presidenti i Barcelonës, Laporta, në ‘New York Times’ përjashton lamtumirën e Frenki De Jong: “Ai nuk është në shitje, ai është një lojtar që ne e vlerësojmë”.

– Torino mund të lehtësojë shitjen e Arturit te Valencia duke blerë Maksi Gomez, sulmuesin uruguaian nga skuadra e Valencias në La Liga.

– Como, pas ardhjes së Fabregas, dëshiron edhe atë të Henrit: sipas ‘Sky Sport’ ish-Arsenali gati të bëhët aksioner i klubit.

– Fjalët e trajnerit Galtier për afrimin e Renato Sançes te PSG: “Do të mbërrijë sot pasdite. Ai ka cilësi të ndryshme nga lojtarët tanë në skuadër. Ai nuk u përgatit këto ditë te Lilë për këtë arsye nuk është ende gati”

– Milani, një tjetër konkurrent për Zijec: sipas ‘Daily Mail’ trajneri ten Hag do të donte ta merrte te Mançesteri i tij. Megjithatë, për momentin, stafi i ‘Djajve të Kuq’ është tërhequr..

–Çelsi blen Çukuemekan nga Aston Vila për rreth 18 milionë euro

– Sançez më afër Marsejës, sipas ‘Footmarket’.Klubi francez ka një marrëveshje me lojtarin kilian për një kontratë 3 milion euro në sezon. E ardhmja në Francë për Sançez pas ndërprerjes së kontratës me Interin. /Sportiim/

?>