PSG prezanton Renato Sançezin

24 vjeçari i lindur në Lisbonë, i konsideruar si talent i madh disa vite më parë, pas aventurave me Benfikën, Bajern, Svansa dhe Lilë bashkohet me gjigandët e Francës.

Portugezi Renato Sançez është transferuar nga Lilë për te PSG për 15 milionë euro. Mesfushori ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në prezantimin e tij, Sançez ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë për 5 vite pjesë e PSG-së.

“E zgjodha këtë ekip sepse mendoj se është i duhuri për mua. Po ashtu, qëndrimi në Francë ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe jam i bindur se sukseset nuk do të më mungojnë në këtë fanellë”, është shprehur mesfushori portugez në prezantim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!