Inter mund Atalantën, titulli më pranë
Fitorja e 5 radhazi për Interin ka bërë që skuadra e Kontes të largohet sërish me 6 pikë nga ndjekësi në Seria A, Milan.
Ndaj Atalantës, Milan Shkrinjar në të 54-ë, gjeti një koridor në rrëmujë-zonën bergamaske dhe kaloi përpara zikaltërit . Shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Në Angli, Çelsi kalon me mjaft siguri Evertonin në shifra 2-0 duke u rikompozuar në vendin 4 -ët me 50 pikë. Uest Ham-Lids 2-0. Londinezët e David Mojes sërish kërcënues për zonën Champions me 49 pikë ( një ndeshje më pak).
Sakaq, La Liga ofroi duelin e mbrëmjes Betis- Alaves. Suksesi me shumë gola i shkoi andaluzianëve vendas për 3-2.