Në 2 mars zgjedhjet në FSHF

sportiim2

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore ftohet nga KE i FSHF për të zhvilluar punimet e zakonshme.

Për te kandiduar për postin e presidentit, duhet që të pakten 5 anetarë me të drejtë vote të propozojnë për një kandidat.

Njoftimi i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.

?>