Shërohet ‘Tirana’ por Najdovski…
Orges Shehi negativ, trajneri i bardhebluve do duhet të konturojë skuadrën mes problemeve të ndyshme…
Tirana mori përgjigjen e tamponëve për trajnerin Orges Shehi, trajnerin e portierëve Alfred Osmani si dhe futbollistin argjentinas AgostinTorasa.
Pas analizave të kryera, ndonëse kanë pasur temperaturë asnjëri prej tyre nuk rezultoi pozitiv. Megjithatë te Tirana janë të privuar nga sherbimet e maqedonasit verior, Najdovski. Mbrojtësi qëndror, pas kontrollëve për COVID-19 në vendin fqinj ka mbetur në ‘klasë’.
Kjo situatë me gjasë i kushton jo pak skuadrës së Tiranës në vigjilje të ndeshjes me Teutën.
Tashmë, trajneri Orges Shehi do duhet të kërkojë sherbimet e Kristi Vangjelit i kthyer në skuadër pas tragjedisë familjare (humbi vëllain).