Partizanin e ndal lluca, Vllaznia ruan distancën
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2021/01/666-1.png)
Loti Celina dhe Geri Selita dy lojtarët pasi kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysëm e panë ndeshjen nga tribuna.
Java e 17-të Partizani- Vllaznia 0-0
Partizani-Vllaznia, ndeshja kryesore e javës mbyllet pa gola në ‘Elbasan Arena’.Shkodranët ndonëse në pjesën e dytë vuajtën mjaft aq sa disa topa u ndalën nga terreni i përbaltur mbi vijën e portës, arrin të mbajë larg të kuqtë që në fraksionin e dytë dëshmuan se kanë gjithë kualitetet e duhura për të tentuar kreun.
Ruhet distanca në 9 pikë por janë afruar Laçi,me të cilin luajnë të premtën në Shkodër por dhe Kukësi e Tirana.
Në fakt duket se loja e kuqebluve u ndikua nga dalja jashtë e mesfushorit kryesor të Vllaznisë Ardit Krymi. ‘Shaktërruesi’ u përfshi në duel të tepruar me Bitrin dhe gjyqtari Hamiti iu tregoi të kuqin.