Martinez dy gola Perusë, kualifikohet Kanadaja

Kupa e Amerikës luajti gjatë natës dy takimet e fundit të Grupit A. Në fushë zbriti Argjentina e Lionel Skalonit e cila që pas ndeshjes së dytë e kishte siguruar kalimin për në çerekfinale.
Përballë pati Perunë (02:00) me të cilën luajti në Majemi (Florida) duke triumfuar 2-0. Të dy golat e albiçeleste’ u shënuan nga sulmuesi i Interit lautaro Martinez (47′,86′). Në këtë takim Lionel Mesi qëndroi në stol.
Ndërkaq po në orën 02-00 në Orlando (Florida) u zhillua ndeshja tjetër e grupit. Kanadaja barazoi 0-0 me Kilin duke kaluar si e dytë nga ky grup.
Të hënën 1 korrik në orën 02:00 dy përballjet e fundit në Grupin B. Meksikë- Ekuador dhe Xhamajkë- Venezuelë.