Shuhet Paolo Rosi
I tmerrshmi para porte Paolo Rosi, fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 1982, ndërron jetë.
Bota e futbollit në zi. Pas largimit nga kjo jetë e Digo Armando Maradonës në 25 nëntor, sot një tjetër ikonë e futbollit botëror ikën në parajsë. Mësohet se ka ndërruar jetë, ish-kampioni i Botës me Italinë, Paolo Rosi, si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.
Në një postim, Milani kujton Paolo Rosin, i cili ndërroi jetë në moshën 64 vjeç pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.
Postimi i Milan:
“Ne ju admiruam me bluzën e Azure, ju përqafuam me fanellën Kuqezi, kujtimi ynë përgjithmonë përkrah buzëqeshjes tuaj të ëmbël, përshëndetje Pablito”.
Ndërkaq në rang klubesh, ish- sulmuesi famoz u aktivizua me Juventusin, Milanin, Veronën, Peruxhian, Komon, Viçencën, etj.