Vllaznia në Qipro, Ristevski dhe Avdijaj njohje të ‘vjetra’

sportiim2

Kire Ristevski, ka luajtur në Shqipëri për disa sezone me Elbasanin, Bylisin dhe Tiranën. Avdijaj një talent i madh…

Të martën, Vllaznia që shkëlqeu ndaj Shiroki Brijeg në të kthimit, do të luajë në Qipro me vendasit e AEL për turin e dytë në Conference League. Në këtë takim shkodranët do të luajnë ndaj një rivali më të fortë ndaj dhe rëndësia e takimit ndihet te kuqeblutë.

Në fakt dhe në kampin qipriot, përballja me Vllazninë po vlerësohet maksimalisht. Klubi ka njoftuar se për të ndjekur takimin në impiant (50% e kapacitetit) çdo person do duhet të blejë një biletë që vlen 10 euro.

Ndërkaq te AEL aktivizohet mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Kire Ristevski i cili ka luajtur në Shqipëri për disa sezone me Elbasanin, Bylisin dhe Tiranën. Gjithashtu me qipriotët e Limasol është i listuar si futbollist edhe shqiptari i Kosovës, Donis Avdijaj.

?>