Egbo uron pasardhësin nga…dhoma e ‘rrëfimit’
Egbo: “Largohem pa pengje, koha do ta tregojë”
Ish- trajneri bardheblu Emanuel Egbo gjën forcë dhe del përpara publikut për të folur për Tiranën dhe situatën e krijuar pas shkarkimit të tij nga klubi me të cilin u shpall kampion pak muaj më parë.
Egbo me mjaft delikatesë por dhe me një qetësi olimpike ju përgjigj drejtpërdrejt nga profili i tij në ‘Facebook’ pyetjeve të të interesuarëve.
Ai tha ndër të tjera se largohet pa shumë pengje nga bardheblutë por shpesh nga goja e nigeriait u dëgjua fraza ‘koha do ta tregojë’. Natyrisht duke e përdorur vend e pa vend.
Në fund Egbo uroi trajnerin e ri Nevil Dede duke i uruar suksese në krye të Tiranës.