Sulmuesi Kuadrado përgatit valixhet…
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, e ardhmja e sulmuesit anësor të djathtë Juan Guilermo Kuadrado, është jashtë bardhezinjve të “Zonjës”.
Hapësirat për t’u aktivizuar në skuadrën e Alegrit, janë të limituara. Prandaj dhe futbollisti mund të kalojë në Premier Ligë sezonin e ardhshëm dhe do të largohet nga skuadra e Juventusit.
Për shërbimet e sulmuesit janë të interesuar Uatford dhe Uest Hem, ndërkohë që Kuadrado është edhe në orbitën e Milanit, Sevijas dhe Valencia, pra një zgjedhje midis Serisë A dhe La Ligës spanjole.
27-vjeçari kolumbian, Juan Guilermo Kuadrado, më herët është aktivizuar edhe në radhët e “bluve” të Çelsit, ndaj edhe sirenat britanike kanë nisur të ushëtojnë për sulmuesin juventin.