Superiorja vijon të humbë cilësisht
Largime të elementit cilësor nga Superiorja drejt kampionatëve të tjera, i bën dëm produktit në Kategorinë Superiore. Pas Lilajt, Kallakut, Micit, Et’hemit, Abazajt, Shkurtajt, Dokës,Rroca në listën e largimëve për këtë sezon…
Klubi turk Istambulspor sipas ‘Panorama Sport’ ka bërë një ofertë zyrtare Kukësit për blerjen e librazhdasit Eduard Rroca.
Istanbulspor AS, ka ofruar 130 mijë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit 27 vjeçar njërit nga fantazistët më të spikatur në Superiore.
Nga ana e tij Kukësi ende nuk ka dalë në një prononcim zyrtar lidhur me këtë lëvizje eventuale të ish- lojtarit të Luftëtarit. Hipoteza se Rroca ka firmosur prej disa ditëve me klubin e Ligës së Parë turke, pritet të zbulohen orët në vijim.