Vllaznia godet në shenjë…

Ishte konsideruar akord i arrirë por vetëm sot klubi shkodran Vllaznia, ka zyrtarizuar Eni Imamin si futbollitin më të ri të saj. Mbrojtësi tiranas me eksperiencë të madhe në Superiore, fill pas firmës, ka dalë pasdite në terren me shokët e rinj të grupit kuqeblu.

Ndërkaq në repartin ku Vllaznia mendon se ka boshllëqe, po sot mori masa e nënshkroi edhe me porterin Kristi Qarri.

Postimi:

“Mesditen e sotme Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.

Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit por edhe për ekipin U-21.

Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Klubit të Futbollit Vllaznia në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane.”-shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!